Shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare deri më tani e kanë penguar më së shumti përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc të Madh, ku të mërkurën Komisioni Komunal Zgjedhorë e refuzoi ankesën e SPS-së dhe vendosi që zgjedhjet të mos përsëriten.
Në atë mënyrë Shaip Kamberi do të hyjë në parlament si deputet nga lista e “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” dhe socialistët do të mbeten pa një mandat, që do të thotë se në vend të 32 do të kenë 31 deputetë.
Mirëpo, kreu i SPS-së, Ivica Daçiq, nuk dorëzohet dhe ka paralajmëruar një ankesë të re sepse, siç thotë ai, “një person ka votuar kur për të cilin ka konfirmim se nuk ka dokumente të vlefshme”. “Është e qartë se do të ngrihet kallëzim penal kundër anëtarit të komisionit të vendvotimit që e ka rrethuar atë votues”, tha Daçiq.












