Situate me gjendjen e pandemisë së virusit korona në komunën e Buajnocit dhe përgjithësi në rrethin e Pçinjës është e përkeqësuar dukshëm.
Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc Daliborka Pavlloviç, kovid ambulanta në Bujnaoc është e stërngarkuar me pacientë, ndërkohë që numri i të infektuarve është tejet I madh.
“Gjatë vikendit nuk bëjmë teste ndaj virusit korona dhe kjo është arsyeja përse nuk kemi raste të reja të shfaqura zyrtarisht, nga ana tjetër numri I të infektuarve është jashtëzakonisht shqetësues.
Gjatë ditës së sotme në komunën e Buajnocit do të vaksionet 200 persona me vaksinës “Fajzer”, ndërsa nga nesër vazhdojmë me “Sinofarm”” ështyë shprehur Pavlloviq.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi publike nga Vranja, në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës ndaj virusit korona janë testuar 179 persona.
në bazë të analizave, 44 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona nga ky numër, nga vranja janë 30, Presheva 7, Vlladiçin Hani 5 dhe Surdulica dhe Trgovište nga një rast të ri me Covid-19.
Në kovid spitalin në Vranjë janë të shtruar 43 pacientë që janë të infektuar me virusin korona, njëkohësisht janë me pneumoni, 31 prej të cilëve janë në aparatet e frymarrjes./LajmiAL/












