Covid-19 po e humbet fuqinë, rënie e numrave të të infektuarve, Bujanoci 2 ndërsa Presheva ka 1 rast të ri më virusin korona

0
162

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 268 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 37 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 20 janë nga Vranja, 7 nga Vlladiqin Hani, 5 nga Surdulica, nga 2 raste kanë Bujanoci dhe Boseligradi dhe 1 rast të ri me virusin korona ka Presheva.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së enjte./LajmiAL/