Covid-19, nuk ka rënie të numrit të të infektuarve. Bujanoci me 17 raste të reja

0
250

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 610 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 182 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 96 janë nga Vranja, 34 nga Surdulica, 17 nga Bujanoci,  14 nga Vlladiçin Hani, 14 nga Tërgovishta 5 nga Boseligradi dhe 2 nga Presheva.

Në komunën e Bujanocit por edhe në përgjithësi në rrethin e Pçinjës numri i të infektuarve me virusin korona nuk ka përmirësim, vetëm brenda muajit shtatorë në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Buajnocit janë infektuar 44 nxënës, numër ky shqetësues sipas mjekëve.

Apeli i vetëm është vaksinimi dhe respektimi i masave.