Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 890 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 506 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 288 janë nga Vranja, 83 nga Bujanoci, 49 nga Surdulica, 30 nga Vlladiqin Hani, 21 nga Presheva, 19 nga Boseligradi dhe 16 nga Tërgovishta.
Të dhënat e 24 orëve të fundit të të infektuarve janë shqetësuese jo vetëm në qytetin e vranjës por në çdo komunë të rrethit, sidomos në komunën e Bujanocit kur brenda 24 orëve janë shënuar 83 raste të reja me Covid-19./LajmiAL/












