Covid-19 edhe më tej prezent, 5 raste të reja nga Bujanoci dhe 4 Presheva

0
227

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 242 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 35 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 19 janë nga Vranja, nga 5 raste të reja kanë Surdulica dhe Bujanoci, 4 nga Presheva, dhe nga 1 raste kanë Vlladiqin Hani dhe Boseligradi

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së mërkurë./LajmiAL/