Ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave personale po rritet ngadalë, por të dhënat janë gjithnjë e më të rrezikuara – tregon një sondazh i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe OSBE-së. Shumica ende nuk i kuptojnë të gjitha mundësitë e abuzimit, të cilat janë gjithnjë e më të shpeshta, për shkak të dominimit të internetit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale. Më të rrezikuarit janë më të moshuarit dhe më të rinjtë.
Emri dhe mbiemri, adresa, JMBG, kartela shëndetësore, llogari bankare. Ndonëse shumica e qytetarëve kanë frikë se mos u afrohen kriminelët dhe mashtruesit, mbrojtja nuk merret parasysh sa duhet. Çdo i dhjeti qytetar ishte viktimë e mashtrimit. Kur kjo ndodh, ata thërrasin policinë për ndihmë dhe jo komisionerin.
Pre e këtij mashtrimi javë më parë ka qenë edhe një qytetarë nga Bujanoci i cili ka marrë dy mesazhe në celularë, se duhet paguar një shërbim postar për gjoja një porosi që nuk e kishte porositur ai, por as familjarët.
Shërbimi postar që është dashur ta paguaj, sipas tijë ka qenë 130 dinarë dhe pasi i ka dhënë të dhënat bankare e ka kuptuar se nga llogaria personale iu janë tërhjekur dy herë nga 25.500 dinarë. Për fat të mirë qytetarë i njohur mirë për redaksinë, transaksionin e dytë në bashkëpunim me bankën ka arritur ta stopojë, ndërsa pjesa tjetër prej 25.500 dinarë është AVULLUAR sikur të mos kishte ekzistuar kurrë,
Personi në fjalë menjëherë ka kontaktuar bankën edhe për pjesën e zhdukur të parave, por përgjigjen që ka marrë është se, as ata nuk po mund ta zbulojnë se ku kanë shkuar ato para dhe as të zbulojnë detaje rreth llogaris ku janë derdhur paratë.


Sipas personit, mesazhet e arritura në celularin e tijë kanë qenë nga dy numra të ndryshëm, ndërsa posta që gjoja është dashur ta paguaj ka qenë DHL. Pas gjith kësaj ngjarje numri dhe linku i paraqitur më nuk janë funksionl dhe as të dhënat bankare se ku kanë shkuar 25.500 dinarë.
“E kam kontaktuar disa herë banken për ti kthyer paratë që më janë zhdukur, por gjithnjë e mar të njetën përgjigje se, paratë nuk ekzistojnë dhe as të dhënat se ku kanë shkuar 25.500 dinarë. Unë do të kontaktojë edhe policinë por edhe avokatin e popullit për të kërkuar ndihmë në këtë drejtim” thotë qytetari për LajmiAL.












