Bujanoci vazhdon ti rezistojë Covid-19, për të tretën ditë me radhë asnjë rast i ri

0
180

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 296 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 23 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 14 raste janë nga Vranja, 5 nga Surdulica, 2 nga Boseligradi dhe nga një rast kanë Presheva dhe Boseligradi.

Komuna e Buajnoct edhe më tej vazhdon ti rezistojë numrit zero përsai i përket rasteve të reja të të infektuarve me virusit korona.

Për të tretën ditë me radhë në komunën e Bujanocit nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid-19.

Megjithatë, nga java e ardhshme meteorologët kanë paralajmëruar rënie të temperaturave deri n minus 10 gradë nën zero dhe kjo sipas mjekëve shton mundësin e rritjes së numrit të të infektuarve. /LajmiAL/