Bujanoci me 6 raste të reja me Covid-19, Presheva 0

0
263

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 228 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 28 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër nga 8 raste të reja janë konfirmuar nga Vranja dhe Surdulica, 6 nga Bujanocit, 3 nga Vlladiqin Hani 2 nga Boseligradi dhe 1 nga Tërgovishta, ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së enjte./LajmiAL/