Bujanoci me 3 raste të reja më Covid-19

0
300

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 331 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 68 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 37 janë nga Vranja, 8 nga Surdulica, nga 7 raste kanë Vladqin Hani dhe Presheva, 5 nga Bujanoci, 3 nga Boseligradi dhe 1 nga Tërgovishta.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së premte./LajmiAL/