Bujanoci me 23 raste të reja më Covid-19, Presheva 13

0
163

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për shëndetësi Publike nga Vranja, gjatë 24 orëve të fundit 378 persona nga territori i rrethit të Pçinjit janë testuar ndaj Covid 19.

Analizat kanë treguar se 151 persona janë pozitivë me koronavirus, prej tyre 78 nga Vranja, 23 nga Bujanoci, nga 13 raste kanë Surdulica dhe Presheva, nga 9 Boseligradi dhe Tërgovishta dhe 6 nga Vlladiqin Hani.

Në bazë të këtyre të dhënave Bujanoci duket se ka rritje të numrit të të infektuarve ndërsa pas Bujanocit nuk mbeten prapa as Presheve dhe më pas komunat tjera në rrethin e Pçinjës, megjithatë Vranja mbetet vatër e vurusit korona ndaj luten qytetarët e komunës së Buajnocit të jenë të kujdesshëm.

Këto janë të dhënat e ditës së mërkurë, (03.08.2022).