Bujanoci me 10 raste të reja me Covid-19. 156 në kuadër të rrethit të Pçinjës

0
255

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 496 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 156 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 88 janë nga Vranja, 28 nga Surdulica, 13 Vlladiçin Hani, 9 nga Tërgovishta, 10 nga Bujanoci, 5 nga Boseligradi dhe 3 Presheva.