Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 179 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 24 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 14 janë nga Vranja, 5 nga Surdulica, 2 nga Vlladiqin Hani, nga 1 rast i ri i të infektuarve është konfirmuar në Bujanoc, Boseligrad dhe Tërgovisht, ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së shtunë./LajmiAL/












