Komuna e Buajnocit edhe më tej vazhdonë të radhitet në vendin e parë përsa i përket çmimeve të bukës dhe burekut, por edhe çmimeve tjera në prgjithësi.
Pavarësisht ankesave që paraqesin furrat në komunën e Bujanocit se një gjë e tillë nuk mvaret vetëm nga ata dhe se kjo vjen si pasojë e çmimeve tjera, rrymës, miellit dhe gjëra tjera, për furrat në qytetin e Vranjës sikurse nuk vlejnë të njetat shpenzime.
Përderi sa së Vranjë një bukë 500 gram kushton 40 dinarë në komunën e Bujanocit duhet paguar për 20 dinarë më shumë, gjegjësisht 60 dinarë.
Ndërsa një bukë prej 400 gram në Vranjë kushtonë 33 dinarë në furrat e Bujanocit të njetën duhet paguar 50 dinarë.
Veç këtyre nga dita e djeshme furrat në komunën e Buajnocit kanë shtrenjtuar edhe burekun i cili për dallim nga e njeta periudhë e vitit të kaluar kur ishtë 80 dinarë, është shtrenjtuar në 100, 120 dhe nga dje 140 dinarë.
Këto çmime sidomos të burekut nuk janë as në qytete të mëdha, ndërsa në komunën e Bujanocit sipas disa qytetarëve është krijuar monopol nga një rrjet furrash shumica e të cilave janë të të njetit pronarë./LajmiAL/












