Bujanoci edhe një ditë pa të infektuar me Covid-19

0
223

Situata epidemiologjike në komunën e Bujanocit po ecën drejt stabilizimit, rënia e nurmave të rasteve të reja të të infektuarve është një dëshmi se virusi korona po humben fuqinë.

Sipas të dhënave nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit nga 254 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër nga 2 raste kanë shënuar Vranja dhe Vlladiçin Hani dhe nga 1 rast kanë shënuar Surdulica dhe Tërgovishta.

Në komunat tjera të rretht të Pçinjës nuk ka patur raste të tjera të të infektuarve me virusin korona./LajmiAL/