Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 828 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 484 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 271 janë nga Vranja, 61 nga Surdulica, 51 nga Bujanoci, 37 nga Vlladiqin Hani, 32 nga Tërgovishta 18 nga Presheva dhe 14 nga Boseligradi.
Edhe pse kemi rënie solide të numrave të të infektuarve në rrethin e Pçinjës, gjithashtu kemi edhe persona më pak të testuar ndaj Covid-19.












