Bujanoci drejt normalizimit, për të 12 ditë me radhë nuk ka raste të reja me Covid-19

0
260

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 151 mostrat e marra nga rrethi i Pçinjës, 1 person ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Sip këtyre të dhënave pacienti i infektuar është nga komuna e Preshevës, ndërsa komunat tjera nuk kanë patur raste të reja me Covid-19.

Në Ambulantën kovid në Vranjë, janë kryer 45 kontrolla, nga të cilat 22 për herë të parë.

Janë kryer 27 analiza antigjenit, dhe asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. Në kovid ambulantën në Qendrën Shëndetësore të Vranjës janë të shtruar 10 pacientë. Të gjithë janë pozitivë ndaj virusit korona dhe kanë bronkopneumoni, ndërsa në aparatet e frymarrjes gjenden 7 pacientë.

Që nga fillimi i qershorit në komunën e Bujanocit kemi vetëm 2 raste me Covid-19, edhe atë në fillim të muajit./LajmiAL/