Bujanoci dhe Presheva me shifra më të vogla të të infektuarve në rrethin e Pçinjës

0
278

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 524 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 163 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 89 janë nga Vranja, 24 nga Surdulica, 24 Vlladiçin Hani, 8 nga Tërgovishta, 7 nga Bujanoci, 10 nga Boseligradi dhe 1 nga Presheva.
Në bazë të rezultateve të publikuara numri i të infektuarve më virusin korona në rrethin e Pçinjës në 24 orët e fundit ka një rënie të lehtë.

Për dallim nga komunat tjera Bujanoci dhe Presheva kanë numër më të vogël të të infektuarve./LajmiAL/