Bujanoci dhe Presheva më pak të infektuar në rrethin e Pçinjës

0
244

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës ndaj virusit korona janë testuar 563 persona.

në bazë të rezultateve të publikuara 209 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 115 janë nga Vranja, 50 nga Vlladiçin Han, 29 nga Surdulica, 6 nga Bujanoci, 5 nga Presheva, 3 nga Tërgovishta dhe një nga Bosilegradi.

Në bazë të shifrave të publikuara komunat e Buajnocit dhe Preshevës rezultojnë të kenë numrin më të vogël të të infektuarve në rrethin e Pçinjës, nga ana tjetër në komunën e Bujanocit sipas të dhënave nga Shtëpia e Shëndetit, interesimi pr imunizim është tejet i madh, ajo që vlenë të theksohet është fakti se të rinjtë mbi moshën 18 cjeçare po shprehin interesim për vaksinim, sikurse edhe interesimi për dozën e tretë./LajmiAL/