Bujanoci dhe Presheva me nga dy raste të reja me Covid-19

0
204

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 244 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 37 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 21 janë nga Vranja, nga 5 raste kanë Vlladiqin Hani dhe Surdilica dhe nga 2 kanë Bujanoci, Boseligradi dhe Presheva ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë shënuarraste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së martë./LajmiAL