Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 209 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 37 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 17 janë nga Vranja, 6 nga Vlladiqin Hani, 5 nga Surdulica, 4 nga Boseligradi, nga 2 raste kanë Bujanoci dhe Presheva dhe 1 nga Tërgovishta.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së shtunë./LajmiAL/












