Bujanoci asnjë rast me Covid-19, Presheva me 2 raste të reja

0
180

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 355 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 77 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 52 janë nga Vranja, 14 nga Surdulica, 6 nga Vlladiqin Hani dhe nga 2 raste kanë Boseligradi, Presheva dhe Tërgovishta, komuna e Bujanocit në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë rast të ri me virusin korona. /LajmiAL/