Bujanoci 22 të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve

0
165

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 556 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 161 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 84 janë nga Vranja, 28 nga Surdulica, 22 nga Bujanoci,  16 nga Vlladiçin Hani, 8 nga Tërgovishta dhe 3 nga Presheva.

Në bazë të dhënave të publikuara në 24 orët e fundit numrii të infektuarve në komunën e Buajnocit ëhstë rritur pothuajse për 10 më shumë dhe kjo sipas mjekëve është një situatë shqetësuese, ndërkohë që rregullisht apelohet për imunizim të popullatës./LajmiAL/