Bujanoc: Skandali me çmimim e bukës, 50 dinarë në Bujanoc, 30 në Vranjë. Byreku si në Prishtinë, 1 euro

0
662

Edhe pse vetëm 17 kilometra larg Bujanocit, në qytetin e Vranjës çmimet e bukës janë për rreth 20 dinarë më lirë se në komunën e Bujanocit, në këtë qytet ka edhe furra të tilla ku nëse bënë blerje mbi 500 dinarë një bukë mund ta bleshë për 1 dinarë, gjë që në Bujanoc kjo nuk ka qenë asnjëherë.

Ngritja e çmimeve të bukës në tërë Sërbinë, më së shumti si duket e ka goditur komunën e Bujanocit edhe përkundër faktit se komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës bëjnë pjesë në komunat më të pazhvilluara në Sërbi.

Si e përcaktojnë çmimin e bukës furrat në komunën e Bujanocit, kjo vështirë të konstatohet, ngase askush nuk dëshironë të jap përgjigje në këtë drejtim, sidomos pronarët e furrave të cilat si duket kanë vënë monopol.

Përveç bukës edhe byreku për 20 dinarë është më shtrenjtë se në Vranjë, përderi sa tek ne një byrek kushton 120 dinarë apo 1 euro, në Vranjë byrekun mund ta bleshë për 100 dinarë, ka edhe vende ku edhe më tej mbanë çmimin 90 dinarë.

Bazura në çmimet e bukës dhe byrekut, padyshim se komuna e Bujanocit krahasohet me kryeqytete, por jo edhe me standardet e të ardhurave mujore.

Fakti më interesantë është se, furrat nga Vranja të cilat i furnizojnë shitoret me bukë në komunën e Bujanocit, çmimet e bukës i ndryshojnë në krahasim me ato që i shesin në Vranjë, përderi sa atje një bukë e shesin për 29.99 dinarë në Buajnoc të njetën e shesin për 45 dinarë.

Në administratën lokale i kanë thënë LajmiAL se nuk janë kompetent për përcaktimin e çmimeve dhe se kjo është në kompetenca të inspekcionit të trtegut, ndërkohë që në këtë zyre nuk kemi mundur të hasim personin kompetent për të marrë informacione të sakta.

Si do që të jetë Bujanoci mbetet “Metropol” për sa i përket çmimeve të bukës dhe produkteve nga gruri, me dashje apo jo furrat, apo më mirë thënë dy emrat më të njohur kanë krijuar monopol në komunën e Bujanocit./LajmiAL/