Komisioni për vlersimin e projekteve të Organizatave Joqeveritare pranë Administratës komunale të Bujanocit, në krahasim me vitin e kaluar këtë vit “sharroi” edhe më keq.
Përderi sa vitin e kaluar në arsyetimin e refuzimit të OJQ-ve të caktuara kishte arsyetuar “KANË MARRË MJETE NË KONKURSIN PË MEDIA” i cili ishte realizuar paraprakisht, pavarësisht se mediat kanë vendim ndryshe nga OJQ të lëshiar nga APR, këtë vit ky komision “sharron” edhe më keq.
Në vendimin e publikuar të rezultateve nga konkursi për OJQ, arsyetimi i “komisionit të kashelasheve” për disa nga OJQ të cilat kanë të themeluar edhe media por me vendim të veçant thuhet: “KANË KONKURUAR NË KOMISIONIN PËR MEDIA” konkurs i cili nuk është hapur akoma këtë vit.

Si është e mundur që në arsyetimin e refuzimit të projekteve të caktuara për ketë vit të ketë arsyetim për një konkurs që nuk është hapur akoma, “LUJ MAC KRYT E BULLIT”
Komisioni për vlersimin e projekteve të OJQ-ve sipas këtij arsyetimi, por edhe atij nga viti i kaluar me të dyja këmbët po shkel mbi ligjin dhe të drejtat e OJQ-ve, për arsyeje se në asnje fjali të konkursit nuk theksohet se OJQ-të që kanë të themeluar edhe mediume nuk kanë të drejtë të konkurojnë në konkurs.
Se ky komision është 100% joprofesional, jo kompetent dhe 100% jasht binarëve, tregon edhe fakti se në arsyetimin e tyre “KUKAFSHEHUR” thuhet: “KANË KONKURUAR NË KOMISIONIN PËR MEDIA” e që në fakt nuk konkurohet me projekte në komision por në KONKURS të shpallur, ndërsa komisioni bënë vlerësimin.
Ky veprim SKANDALOZ i komisionit tregon mos profesionalizëm dhe mos seriozitet të punës së tyre “shkel e shko” të cilët në konkursin për OJQ ndajnë mjete edhe projekteve të cilët 90% i dedikohen bujqësisë.
Nëse duhet të merren organet e rendit, fillimisht me kryetarin e komisionit dhe më pas edhe me anëtarët kjo nuk do dyshim. /LajmiAL












