Bujanoc: Si do të përfundojë fati i binjakeve shqiptare që po rriten në familjen serbe?

0
895

Akoma pa i mbushur 5 vite, jo me dëshirën e tyre fati i dy binjakeve 5 vjeçare nga Bujanoci i ndau ato nga prindërit shqiptarë, që për ato të kujdeset një familje serbe në një fshat të komunës së Bujanocit.

Pas vdekjes së babait në një aksident rrugorë dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së ëmës, Qendra për Punë Sociale në Bujanoc si institucion përgjegjës detyrohet që dy vajzat të cilat atëkohë kishin 4 vite, ti vendosë në një familje strehuese.

Në mungesë të familjeve shqiptarë të çertifikuara për strehim të fëmijëve pa përkujdesje prindërore, Qendra detyrohet ti vendos ato te një familje serbe në komunën e Bujanocit me qëllim që binjaket mos të përfundojnë në ndonjë qytet tjetër të Sërbisë.

LajmiAl ka arritur të mësojë se dy vajzat të kombësisë shqiptare, që tashmë i kanë mbushur 5 vite vazhdojnë të qëndrojnë te familja strehuese serbe, megjithëse kujdesi ndaj tyre nuk mungonë dhe se ato vazhdimisht kanë kontrollin nga punonjësit e Qendrës.

Familja serbe kujdeset që ato të vijojnë mësimin parashkollorë në Entin “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, i dërgojnë në shkollë dhe prap i marrin nga shkolla dhe kujdesen që të kenë një jetë normale, e gjith kjo sigurisht për një kompensim prej 60.000 dinarë në muaj që marrin nga shteti dhe sigurimin pensional dhe shëndetësorë.

Sipas rregullores, vajzat të cilat i përkasin nacionalitetit shqiptarë pas përfundimit të procesit parashkollorë, pritet që më pas të vijojnë mësimin në një nga shkollat shqipe në komunën e Buajnocit.

Por, nëse ato brenda kësaj periudhë nuk do ta harrojnë gjuhën amtare, identitetin e tyre dhe lidhjen e me familjen, për shkak të moshës, këtë askush nuk mund ta garantojë.

Nëna biologjike e dy binjakeve, që informacioni i LajmiAL i përshkruan si dy engjuj të vegjël, ka problem psiqike dhe nuk është në gjendje të kujdeset për vajzat e saja, për këtë arsyeje edhe rasti është në procedurë gjyqësore, nëse vajzat do ti kthehen të ëmës apo do të shkojnë në adoptim të përhershëm.

Për këtë rast komisioni mjeksorë i caktuar nga Gjykata kompetente do të vendos për fatin e dy binjakeve shqiptare, identiteti i të cilave por edhe i gjith personave në këtë proces, për shkak të rastit delikat mbetet anonim.

“Nëna e tyre biologjike i takon ato 1-2 herë në muaj nga 10-15 minuta, jo se nuk ka mundësi më shumë, por asaj kaq i mjafton dhe në fund ndahet nga ato pa ndonjë vështirësi të madhe emocionale” kështu e përshkruan takimin me vajzat burimi i LajmiAL.

LajmiAL nga burimet e veta gjithashtu ka mësuar, se nëna e tyre bilogjike kohë më parë kishte patur probleme serioze shëndetësore, ku më pas është trajtuar në një spital psikiatrik dhe kjo edhe më shumë e vështirëson gjendjen që Gjykata të vendosë që vajzat t’ia kthejë nënës biologjike.

Nëse vendimi i Gjykatësnuk nuk do të jetë në favor të së ëmës, fati i dy binjakeve të vogla shqiptare nuk dihet se ku do të përfundojë, ngase edhe familja strehuese serbe nuk do ti mbajë për një periudhë të gjatë.

Në komunën e Bujanocit aktualisht nuk ka asnjë familje shqiptarë e cila është e çertifikuar për strehim të fëmijëve pa përkujdesje prindërore, përveç 3-4 familjeve serbe, familje të tilla nuk ka as në komunën e Preshevës.

Deri para 1 viti, në komunën e Bujanocit kanë qenë edhe dy familje shqiptarë të çertifikuar për strehimin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, por tashmë janë tërhjekur nga kjo për shkak të moshës, ndërsa në komunën e Preshevës të tilla nuk ka.

Vlenë të theksohet se për rastin e vajzave shqiptarë pritet të vendosë Gjykata kompetente, nëse ato do të shkojnë në adoptim apo ti kthehen nënës së tyre edhe pse kjo e fundit ka shum pak mundësi.

Deri më tash sipas informacioneve që ka LajmiAL, asnjë familje shqiptarë nuk ka shprehur interesim që të kujdeset për vajzat shqiptarë, binjaket 5 vjeçare./LajmiAL/