Bujanoc: Shtabi për situata emergjente ndan 23.431.499 dinarë për sanimin e dëmeve nga vërshimet

0
391

Shtabipër situate emergjente i komunës së Bujanocit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendos për ndarjen e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës për sanimin e dëmeve nga vërshimet sipas vlerësimeve të komisioneve dhe raporteve të përpiluar në teren.

23.431.499 dinarë nga qeveria e Kosovës do të ndahen për sanimin e dëmeve nga vërshimet.
1.500.000 milion dinarë për sanimin e dëmeve nga vërshimet në rrugën Zarbinc-Priboc, 3.820.000 dinarë për sanimin e dëmeve në ekonomit familjare, 2.500.000 milion dinarë për blerjen e pompave Ndërmarrjes Publike Komunalisë dhe 850.250 dinarë për sanimin e dëmeve në bujqësi.

Kryetari Arifi gjithashtu njoftoi anëtarët e shtabit për ndarjen e 14.761.249 dinarë për intervenime të shpejta për sanimin e dëmeve në infrastrukture në komunën e Bujanocit.

Anëtarët e Shtabit për situata emergjente sot kanë shfuqizuar edhe situatën e jashtëzakonshme nga vërshimet e cila ka qenë në fuqi nga dita e vërshimeve.

Shtabi sot kavendos që Radio Televizionit të Bujanocit ti ndajë 24 mijë dinarë në muaj për përcjelljen e seancave të Shtabit dhe aktiviteteve të këtij organi në teren.

Rreth kësaj çështje ka patur edhe kundërshtime nga disa anëtarë të Shtabit edhe pse RTB është medium I vetëm I cili nuk ka munguar në asnjë mbledhje të Shtabit dhe ka raportuar mbi punën e këtij organi, sikurse nga mbledhjet e mbajtura poashtu edhe gjatë aktiviteteve në teren./Lajmi-AL/