Bujanoc: Shpallet situatë e jashtëzakonshme nga vërshimet

0
210

Shtabi për situata emergjente i komunës së Bujanocit në mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme pas analizimit të gjendjes në teren dhe dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e djeshme, ka marrë vendim që të shpallet situatë e jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit nga vërshimet.

Gjatë kësaj mbledhje u tha se dëmet janë të konsiderueshme dhe urgjentisht duhet njoftuar organet kompetente qëndrore dhe lokale të jenë në gadishmëri të plotë.

Gjithashtu është kerkuar që në këtë situatë të angazhohet edhe Kryqi i kuq i komunës së Bujanocit dhe stacioni i veterinarisë për dezinfektimin e terenit dhe ofrimin e ndihmave në forma të ndryshme.

Nga ana tjetër drejtori i NP Komunalisë Ruzhdi Halili njoftoi për masat e ndërmarra gjatë ditës së djeshme dhe theksoi se sa i përket ujit të pijshëm që është ndërprerë si pasojë e vërshimeve në puset furnizuese në vendbanimet Lluçan, Turi dhe një pjese të Tërnocit, sipas gjitha gjasave deri të mërkurën në mesditë këto vendbanime do të kenë ujë të pijshëm.

Shtabi gjithashtu ka urdhëruar komisionin që menjëherë të fillohet me vlerësimin e dëmeve. Nga qytetarët kërkohet që sa më parë ti paraqesin dëmet e tyre me qëllim që anëtarët e komisionit ti shqyrtojnë ato./Lajmi-AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here