Përderi sa subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës po “Luftojnë mes veti” si dhe po shtohen në numër, nga ana tjetër pala serbe ka nisur iniciativën për unifikim të të gjitha subjekteve politike në një listë të vetmë për zgjedhjet lokale.
Kjo është konfirmuar nga vet kreu i SNS-it për Bujanocin Nenad Mitroviç. Mitroviç për portalin lokal bujanovaçke ka thënë se, “të gjithë të pranishmit në mbledhjen e sontme të thirrur për marrëveshje për një listë të vetme serbe për zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit e kanë përkrahur këtë iniciativë” ka thënë pas takimit Nenad Mitroviç, kru i SNS-it për Bujanocin, takim të cilin ai e ka vlerësuar si inkurajues.

Gjithnjë sipas këtij medium, sipas Mitroviç, për deklarimin përfundimtare është lënë një afat deri më 4 mars. Përveç Mitroviç dhe Stojança Arsiqit, si iniciatorë të daljes së përbashkët të serbëve në zgjedhje, në takim në Shtëpinë e Kulturës kanë prezantuar edhe partnerët e koalicionit të SNS-it Miodrag Milkoviq dhe Boban Pavloviq, pastaj përfaqësues të SPS-së në Bujanoc. Bozhidar Angjelkoviq dhe Blagoje Tabash, Nenad Tasiq Tasa nga SPO, Goran Shilla Tashkoviq, si dhe përfaqësues të organizatës serbe Sabornost Oliver Milenkoviq dhe Milan Jovanoviq Keçe.
Nga ana tjetër deri në këto momente nuk kemi patur ss edhe një nismë të tillë lidhur me një unifikim të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Bujanocit, dhe nuk kanë munguar as përçarjet si dhe nismat e reja që pritet së shpejti të bëhen të ditura për opinion. Një gjë është mëse e sigurtë, subjekte politike shqiptare në Luginë të Preshevës aktualisht janë “PIK E PESË”












