Bujanoc: Paraqiten probleme në regjistrimin e popullatës, rreth 500 persona në riregjistrim?

0
404

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në përfundimin e regjistrimit të popullsisë, në komunën e Bujanocit, nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve, sipas informacioneve që ka siguruar LajmiAL rreth 500 persona janë paraqitur të diskutueshëm, gjegjësisht janë paraqitur probleme në bazën e sistemit të regjistrimit.

Sipas këtyre të dhënave vetëm në fshatin Tërnoc janë paraqitur të diskutueshëm rreth 60 persona, për të cilët mund të ketë riregjistrim.

Arsyeja e paraqitjes së këtyre problemeve janë, më shumë radhitja e kryefamiljarëve por edhe anëtarëve të tjerë në ekonomitë familjare.

Deri dje në komunën e Bujanocit janë regjistruar 43.190 persona, duke mos llogaritur edhe ditën e sotme ku mund të ketë rreth 3.000 persona më shumë të regjistruar./LajmiAL/