Bujanoc: Numri i të infektuarve me Covid-19 në 24h prap tejkalon 10 persona

0
310

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 624 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 2001 kontrolla prej tyre 1893 të rritur dhe 108 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 186 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 21.12.2020 ka qenë 112, prej tyre 101 të rritur, dhe 11 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 28 persona prej tyre 10 kanë rezultuar pozitiv, ndersa me testin PCR 3 persona kanë rezultuar pozitiv kështu që nënkutpron se gjatë ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë shtuar edhe 13 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë