Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 486 persona.
Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 504 kontrolla prej tyre 492 të rritur dhe 12 fëmijë.
Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 49 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në ditën, 05.12.2020 ka qenë 85, prej tyre 80 të rritur, dhe 5 fëmijë.
Me test Antigjen më datë 04.12.2020 janë testuar 25 persona. Prej tyre 9 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, PCR 0 persona.
Serologjia: 16 (IgM 3+ dhe IgG:0+) Shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë më datë 05.12.2020 nuk ka patur./Lajmial/












