Bujanoc: Në 24 orët e fundit 13 raste të reja me Covid-19

0
331

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 580 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 1543 kontrolla prej tyre 1466 të rritur dhe 77 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 142 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 15.12.2020 ka qenë 113, prej tyre 107 të rritur, dhe 6 fëmijë.

Me test Antigjen janë kontrolluar 10 analiza, prej tyre 1 person kanë rezultuar pozitiv, ndërsa me PCR test 12 persona kanë rezultuar pozitin kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë 13 raste të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë.