Ndërmjet fshatrave Osllarë dhe Lluçan gjegjesisht në vendin e quajtur “Gabranica” që graviton në kuadër të fshatit Osllarë është gjetur një mjet shpërthyes i kalibrit të madh, lajmin e ka bërë të ditur Ali Asllani kryeshef i Shtabit për situata të jashtëzakonshme.
Sipas Asllanit menjëherë janë njoftuar ekipet e specializuara të deminerëve nga Beogradi të cilët gjatë ditës së sotme do ta asgjësojnë mjetin.
Mjeti shpërthyes varësisht nga gjendja në të cilën gjendet do të tentohet të transportohet deri te xehja e antimonit në Tërnoc ku edhe bëhen asgjesimet e ngjajshe, në të kundërtën asgjësimi do të bëhet në vendin ku është gjetur.
Luten qytetarët e fshatrave Osllarë dhe Lluçan që për shkak të sigurisë së mos të afrohen afër vendit “Gabranica” deri në orët e mesditës kur edhe pritet të bëhet asgjësimi, gjegjesisht transporti deri në vendin e caktuar./Lajmi-AL/












