Bujanoc: 20.000 dinarë BONUS për fundvit, për çdo të punësuar në Administratë dhe ndërmarrjet publike që kanë për themelues pushtetin lokal

0
874

20.000 dinarë ndihmë të njëhershme, gjegjësisht BONUS për të punësuarit në Administratë dhe ndërmarrjet publike që kanë për themelues pushtetin lokal, ky është vendimi që sot e kanë votuar anëtarë e Këshillit Komunal në seancën e 9-të me radhë i cili duhet të kalojë edhe ne KK në të cilën është shqyrtuar dhe aprovuar rebalansi i buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2020.

Sipas kryetarit të komunës Nagip Arifit arsyeja e rebalansit është shkaku që ka gjasë të rritet transferi nga mjetet e Trupi Kordinues si dhe të gjithë puntorëve të administratës komunale dhe organizatave publike ku themelues është kuvendi komunal të u jepet një ndihm solidare prej 20.000 dinarëve, për hirë të festave të fundvitit theksoi kryetari Arifi.

Sipas Arifit deri më sot realizimi i buxhetit ka arritur në 97 përqind të paraparë për këtë vit.

Vlen të ceket se pas aprovimit në kshillin komunal rebalansi i buxhetit do të duhet ë kalojë edhe në seancën e Kuvendit Komunal që pritet të mbahet të premtën më 18 dhjetorë.

Nëse propizimi i Këshillit Komunal kalon në seancën e radhës të KK për ndihmën e njëhershme për fundvit në shumë prej 20.000 dinarë, vetëm për të punësuarit në Administratën lokale do të duhet të shpenzohen 3.600.000 dinarë, pa llogaritur edhe ndërmarrjet publike që kanë për themelues pushtetin lokal e që shuma e përgjithshme mund të arrijë në 7.000.000 dinarë, që do të ndahen nga buxheti komunal./ajmiAL/