Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit bëhet edhe më e vështirë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me virusin korona dhe kjo e çon në 99 numrin e të infektuarve vetëm në muajin mars.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 995 persona.
Në muajin mars janë kryer gjithsej 889 kontrolla prej tyre 795 të rritur dhe 94 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 10 mars ka qenë 98, prejtyre 89 të rritur dhe 9 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 34.
Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e të dhënave të ditës së djeshme në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me virusin korona.












