Bujanoc: 14 raste të reja më Covid-19. Pas një vikendi të qetë virusi korona prap nis përpjetën

0
324

Pas një vikendi që kaloi disi më qetë përsa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, e hëna prap ka sjellë telashe të mëdha në covid ambulantën në Bujanoc duke konfirmuar 14 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave zyrtare nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc nga 37 teste me metodën Antigjen 14 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 910 persona.

Në muajin mars janë kryer gjithsej114 kontrolla prej tyre 96 të rritur dhe 18 fëmijë. Në ditën e parë të muajit mars numri i të sëmurëve ka arriturnë në 14 persona.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 01 mars ka qenë 114, prejtyre 96 të rritur dhe 18 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 37 përsona 14 prej t cilëve kanë rezultuar pozitiv sikurse edhe 2 nga komuna e Vranjës. Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e të dhënave të ditës së djeshme në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me virusin korona./Lajmi-AL/