Bujanoc: 12 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

0
336

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 566 persona.

Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 1248 kontrolla prej tyre 1192 të rritur dhe 56 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 128 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në ditën, 12.12.2020 ka qenë 63, prej tyre 57 të rritur, dhe 6 fëmijë.

Me test Antigjen janë kontrolluar 28 analiza, prej tyre 15 person kanë rezultuar pozitiv (12 nga komuna e Bujanocit) ndërsa me PCR test 0 persona kanë rezultuar pozitin kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë12 raste të reja me Covid-19.

Serologjia: 0. Shtatzëna të infektuara nuk ka patur, punonjës shëndetësorë më datë 12.12.2020 nuk ka patur. /Lajmi-AL/