Nga 1 shkurti dënimet për mos kryerjen e pagesës të shfrytzimit të parkingut në qytete do të jenë 1.500 dinarë, nëse ky dënim nuk paguhet në kohë, lënda shkon gjykat gjë që e vështirëson edhe më shum procedurën e shlyerjes së dënimit por edhe rrit koston, bënë të ditur drejtori i Ndërmarjes Publike Komunalia, Ruzhdi Halili, i cili apelon te ngasësit e makinave të cilët shfrytëzojnë parkingjet publike gjegjësisht me pagesë ti kryejnë pagesat me rregule sepse sistemi është i tillë që askush nuk do të mund ti shmanget mos pagimit të parkingut.
Për funksionalizimin sa më të mirë të shërbimit të parkingut edhe rregullat doemos duhet të jenë stritke, gjë që edhe do të aplikohen në të ardhmën.
Drejtori i Komunalisë ndërmarrje e cila menaxhon me sektorin e parkingut aplon qyteratët të jenë të kujdeshem në kryerjen e obiligimeve ndaj parkimit të veturave, duke shtuar se rregullat vlejn për të gjithë shrytzuesit të cilët nuk janë të përgjegjshëm në pagesa.
Nga ana tjetër Ndërmarrja Komunalia, e cila është mbikqyerse e këtij sektori, së shpesjti do të siguroj dhe paisjen e quajtur marimanga e cila do të largoj vetuarat të cilat nuk rrespektojnë kohën e parkingut dhe nuk kryen detyrimin me kohë, kjo gjithashtu do të rris edhe koston e dënimit.
Në qytetetin e Bujanocit, afërsisht janë të sinjalizuar rreth 200 vendparkingje, thotë drejtori i NP „Komuanlis“, Ruzhdi Halimi, edhe pse disa nuk janë të shrytzueshëm. Por, ndërrmarja në fjalë, ka për qëllim që numrin aktual ta zgjerojë njëkohësisht edhe të ardhurat në këtë sektorë të rriten./Lajmi-AL/












