Brenda 24 orëve trefishohen rastet në komunën e Bujanocit me 12 dhe Preshevës me 7 raste të reja

0
345

Krahasuar me të dhënat e ditës së djeshme shifrat me rastet e reja të të infektuarve në komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë trefiishuar, Bujanoci nga 4 ka kaluar në 12 raste të reja ndërsa Presheva nga 2 raste sa kishte të dielën të hënën ka shkuar në 7 raste të reja.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 360 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 80 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 44 janë nga Vranja, 12 nga Bujanoci, 7 nga Presheva, 6 nga Boseligradi, 5 nga Surdulica, 4 nga Vlladiqin Hani dhe 2 nga Tërgovishta.

9 nga Vlladiqin Hani, nga 4 raste kanë shënuar Surdulica dhe Bujanoci, nga 2 raste Presheva dhe  Tërgovishta dhe 1 nga Boseligradi.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së hënë./LajmiAL/