Brenda 24 orëve, 24 raste të reja me Covid-19 në komunën e Bujanocit, gjendja jo e kënaqshme edhe në shkolla

0
249

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 516 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 149 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 83 janë nga Vranja, 24 nga Bujanoci, nga 13 raste kanë Surdulica dhe Vlladiçin Hani, 10 nga Tërgovishta 5 nga Boseligradi dhe 1 nga Presheva.

Në komunën e Bujanocit numri i të infektuarve me virusin korona nuk ka përmirësim, gjegjësisht kohëve të fundit kemi vetëm rritje të shifrave.

Sipas informative nga tereni gjendja nuk është stabile as në sgkolla, numri I të infekturave sikurse nga personeli arsimorë poashtu edhe tek nxënësit vazhdon të rritet.

Vetëm brenda muajit shtatorë në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Buajnocit janë infektuar 44 nxënës, numër ky shqetësues sipas mjekëve, apeli i vetëm është vaksinimi dhe respektimi i masave kundër virusit korona./LajmiAL/