Ambasadori i misionit të OSBE-së në Sërbi Jan Braathu siç edhe ishte paralajmëruar sot po qëndron në komunën e Buajncit ku agjendën e tij e ka nisur me kryetarin e komunës Nagip Arifin.
Gjatë këtij takimi është diskuruar për shumë çështje me rëndësi për qytetarët e komunës së Buajnocit, veçanti me problemet më aktuale me të cilat po ballafaqohen shqiptarët.
“Meqë, ishte hera e parë që Ambasadori po viziton Bujanocin, e njoftova për mos implementimin e planit 7 pikësh, problemin e pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë të Luginës, ngecja e zhvillimit ekonomik, problemi i nostrifikimit të diplomave, mungesa e teksteve shkollore, dhe problematika tjera” ka thënë Arifi.
Ai gjithashtu ka potencuar se, nga Ambasadori Braathu mora premtimin se këto probleme do të ngriten në nivelin më të lartë qeveritar dhe se së shpejti do të zhvillojë një takim me presidentin Vuçiq për gjetjen e zgjidhjes së problemeve.
Në fund, ia rikujtova edhe marrëveshjen e Ëashingtonit, ku në mesin e pikave është edhe njohja reciproke e diplomave, e cila deri në këto momente nuk po gjen zbatim” ka thënë kryetari i Buajnocit pas takimit me Ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu.
Ambasadori Jan Braathu para se të emërohet Ambasador i OSBE-së në Beograd ka qenë edhe Ambasador i OSBE-së në Prishtinë, dhe është mirë i njohur me mentalitetin politik të dy shteteve fqinje./LajmiAL/












