Sipas Institutit Evropian Hidrometeorologjik edhe muaji dhjetorë nuk do të na befasojë me temperatura të ulta. Tëmperaturat nën zero priten nga 24 nëntori, prej -2 deri në -4 gradë celzius minimalja, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të sillen nga 7 deri në 18 grdaë celzius.
Reshjet e para të borës edhe pse jo me një intensitet të madh, pjesën rrafshët të Luginës pritet ta përfshijnë qysh më 3 dhjetor, ndërsa zonat malore është e mundur edhe më herët, fundi i nëntorit.
Temperaturën e parë nën zero këtë vit sipas këtyre të dhënave pritet ta kemi më 21 nëntor, nga -1 e mëngjesit deri në 7 gradë ajo ditore, shkruan LajmiAL.
Dhjetori do të nis me reshje shiu dhe vendevende me borë, por me temperatura jo të ulta, nga 1 deri në 9 grdaë celzius.

Gjatë dhjetorit reshjet e shiut dhe borës do të jenë më të shpeshta por jo me intensitet të lartë, ndërsa temperaturat do të sillen nga -6 deri në 8 gradë cezlius. Fundi i dhjetorit do të jetë më i theksuar me temperature të ulta.
Pjesa e dytë e muajit janarë 2023 dhe pjesa e parë e shukrit janë periudhat kur priten reshje më të dendura të borës dhe temperatura më të ulta, por jo më shumë se -6 garadë celzius./LajmiAL/












