Bie numri i të infektuarve me Covid-19 në rrethin e Pçinjës, Bujanoci me 7 raste të reja

0
214

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 425 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 125 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 61 janë nga Vranja, 21 nga Surdulica, 17 Vlladiçin Hani, 7 nga Bujanoci, 6. nga Tërgovishta, 10 nga Boseligradi, dhe 3 Presheva.

Në bazë të dhënave zyrtare shihet se përveç rënies së numrit të testuarve ka rënie edhe të numrit të infektuarve me virusin korona./LajmiAL/