Besimtarët Islam nesër festojnë Kurban Bajramin

0
372

Besimtarët e besimit islam i kanë dy festa kryesore, festën e Fitër Bajramit apo siç njihet në popull Bajrami i Madh dhe festën e Kurban Bajramit apo Bajrami i Mogël.

Bajrami i Kurbanit karakterizohet me dy ngjarje, njëra është pas përfundimit të haxhit, dhe institucioni i kurbanit

Haxhi është një obligim për besimtarët mysliman dhe ata të moshës madhore, të cilët e arrijnë nivelin e pasurisë, janë të shëndosh, i plotësojnë kushtet, janë të obliguar ta kryejnë këtë detyrim.

Kurbani llogaritet ajo kafshë që theret pas faljes së namazit të Kurban Bajramit deri në përfundim të tekbireve që është ditën e tretë në Ikindi.

Kjo është periudha kur lejohet therja e kurbanit dhe llogaritet si i tillë.

Çka do që theret para faljes së namazit të Bajramit është sadakë, lëmoshë që e prenë për me ua dhënë nevojtarëve.

Therja e kurbanit ka për qëllim të arrihet devotshmëria apo shkalla më e lartë e afrimit tek krijuesi.

Kjo ndërlidhet me ngjarjen e pejgamberit Ibrahim kur ai ka dashur ta sakrifikojë djalin e tij, pasi që e ka parë ëndrrën ku thuhet me therë për hirë të Zotit djalin.

Zoti e ka sprovuar në këtë formë dhe kur e ka parë që ai është i gatshëm ta bëjë për hirë të Zotit, ia ka dërguar një kurban.

Kjo traditë e ka edhe anën humanitare dhe është ritual social përveç atij fetar.

Nuk janë të obliguar me therë kurban ata që s’kanë mundësi, përkundrazi atyre iu takon të marrin mish nga të tjerët që therin dhe e shpërndajnë atë, pra janë të liruar nga një obligim i tillë.

Kurbani ndahet në tri pjesë, një pjesë ndalet për familje, një për farefisin, ndërsa një pjesë për të varfrit.

Vlen te ceket se edhe kte vit festa e Kurban Bajramit është e përcjellur me pandemin e Covid-19, megjithatë krahasuar me vitin e kaluar kemi masa më të buta dhe lejim të grumbullimit të njerëzve në masë më të madhe.