Nuk kanë thënë kotë të moçmit “bën mirë e gjen keq” shpesh është dëshmuar edhe me vepra kjo thënie.
Por, t’i ofroshë 24 orë ujë të pijshëm veçanarisht në këto temperatura, duke e dëmtuar vetën financiarisht, ti mundësosh që të mbushin ujë pa asnjë kufizim dhe në fund gjithë këto të mira të të kthehen me të keq, kjo tejkalon çdo kufi të kulturës njerëzore.

Familja Sejdiji nga fshati Tërnoc prej vitesh u ka mundësuar banorëve, jo vetëm të këtij vendbanimi por edhe vendbanimeve tjera që të mbushin ujë në çezmen e ndërtuar për sadakë, ku është dashur që të shtrijnë edhe zorrën me një gjatësi rreth 100 metra në kushte malore si dhe vendosjen e hidroforit për nxjerrjen e ujit nga pusi në shtëpi, deri tek çezma, të gjitha këto me vetfinancim.
Ajo që kohëve të fundit po e bëjnë banorët, gjegjësisht ata të cilët mbushin ujë është diçka jo njerëzore.

Bërllogun nga shtëpia e sjellin tek çezma dhe jo vetëm, ata shpesh e lojnë çezmen lëshuar dhe me orë të tëra rrjedh uji, për pasojë hidrofori punon nonstop dhe rryma harxhohet pa nevojë.
Budallakia njerëzore ka shkuar aq largë sa që personat që mbushin ujë njëkohësisht e përdorin çezmen edhe për larjen e veturave “NJË UDHË E DY PUNË”.

Familja Sejdiji i ka dërguar edhe fotot LajmiAL dhe ka kërkuar që të publikohen, njëkohësisht duke kërkuar nga banorët që mos të hudhin mbeturinat, mos ta lënë çezmen lëshutë e sidomos mos ta përdorin për larjen e veturave përndryshe janë të detyruar që ta ndalin ujin./LajmiAL/












