Në Serbi, produktet e duhanit më të përdorura janë cigaret, të cilat i pinë çdo ditë 27,1 për qind e popullsisë së moshës 15 vjeç e lartë, njoftoi Instituti për Shëndet Publik i Serbisë “Dr Milan Jovanovic Batut”.
Me rastin e Ditës Kombëtare kundër Duhanit, e cila festohet më 31 janar me sloganin “Çdo cigare pengon”, instituti deklaroi se 15.8 për qind e duhanpirësve pinë 20 e më shumë cigare çdo ditë.
Batut kujtoi në faqen e tij se çdo vit në botë për shkak të përdorimit të duhanit dhe produkteve të duhanit, tetë milionë njerëz vdesin para kohe, nga të cilët të paktën një milion janë jo duhanpirës për shkak të ekspozimit ndaj tymit të duhanit.
Batut shtoi se përdorimi i duhanit është faktor rreziku edhe për shumë sëmundje të tjera si sëmundjet obstruktive të mushkërive, astma, emfizema, bronkiti kronik, artriti reumatoid dhe se ndikon edhe në organet riprodhuese, pra mund të ndikojë edhe në fertilitet.
Batut thotë se masat e kontrollit të duhanit në botë kanë çuar në një ulje të shpeshtësisë së përdorimit të cigareve tek të rriturit dhe adoleshentët në dekadën e kaluar.












