Banorët e Malësisë së Bujanocit duke hapur rrugën pasi ishte bllokuar nga drunjtë (Foto)

0
741

Erërat e forta dhe reshjet e dëborës të cilat në Malësinë e Bujanocit janë më të ashpra se në zonat e rrafshta kanë bërë që rrugët lokale të bëhen më të vështira për qarkullim.

Rruga që shpien në drejtim të fshatit Suharnë është bllokuar nga drunjtë që janë rrëzuar nga erërat e forta, ndërsa banorët janë organizuar dhe i kanë bërë prap të kalueshme.

Këto sfida janë të shpeshta për banorët por ata janë edhe më të përgatitur dhe sfidat e tilla i tejkalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pamjet e publikuara nga aktivisti i njohur në Malësinë e Bujanocit Asllan Asllani tregojnë se si banorët dinë dhe munden ti përballojnë vështirësit e tilla.

Asllani në rrjetin social ka shkruar se
“Dikush mbërriti në Suharnë edhe pse me vështirësi por me organizim edhe vullnet arritëm në Suharnë”/Lajmi-AL/