Dje më 06 tetor ka përfunduar afati i thirrjes publike për sanimin e enrgjisë efektive, gjegjësisht zëvendësimin e dyerve dhe dritareve nëpër ekonomitë familjare në teritorin e komunës së Bujanocit.
Sipas Besart Bakiut koordinatorë i komisionit për sanimin e energjisë efektive në teritorin e komunës së Bujanocit, deri dje janë paraqitur 28 kërkesa për këtë shpallje, ndërsa sipas rregullores duhet pritur edhe 3 ditë për kërkesat që mund të arrijnë me postë, por që janë lëshuar me datë 06 tetor 2021.
Nga ana tjetër komisioni pas sanimin e energjisë efektive nga 6 kompanit që kanë aplikuar për pjesmarrje në këtë shpallje gjegjësisht për zëvendësimin e dyrve dhe dritareve ka përzgjedhur 4 prej tyre, dy nga komuna e Bujanocit, një nga Vranja dhe nja nga Rashka.
Granti i cili do të shpërndahet në këtë thirrje publike kap shumën 2 milion dinarë ndësa mbulohet nga Ministria e Minierave dhe Energjetikës dhe komuna e Bujanocit, ndërsa shuma maksimale të cilën mund ta përfitojnë ekonomit familjare është 50% nga shuma e përgjitshme për sanimin e dyerve dhe dritareve.
Bakiu sqaron se komisioni do të vlerësojë në teren aplikacionet dhe shumën për të cilën kanë aplikuar ekonomitë familjare./LajmiAL/












