Në mesin e dytë të nëntorit të vitit të kaluar Administrata Doganore e Sërbisë ka shpallë konkurs për doganier të rinjë, ku përfshiheshin edhe komunat e Preshevës dhe Bujanocit.
Sipas burimeve të LajmiAL në këtë konkurs, dokumentacionin për doganier e kanë paraqitur disa të rinjë shqiptarë nga komuna e Bujanocit por që përgjigja që kanë marrë pas përfundimit të gjitha procedurave të konkursit ka qenë nëgative.
Jozyrtarisht është mësuar se numri i shqiptarëve që kanë konkuruar në këtë konkurs ka qenë rreth 20, megjithatë asnjë si duket nuk ka qenw me fat qw ta merr përgjigjen positive.
Nga ana tjetër personat e nacionalitetit serb që kanë marrë përgjigje positive, vetëm se janë në procedurë të fillimit të punës.
Njëri nga të rinjë shqiptarë i cili ka aplikuar për doganier, i ka thënë LajmiAL se “nuk është se kisha ndonjë shpres të madhe se do të më pranjnë, megjithatë e pash të udhës të konkurojë. Rinisë shqiptarë i ka mbetur vetëm një rrugë, ajo e migrimit, drejt vendeve të BE-së sidomos Gjermanisë”.
Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, mund të jetë edhe punësimi në administratën doganore, rasti i fundit me konkursin për doganier mund edhe ti shqetësojë pakës liderët politik shqiptarë, është shprehur i riu nga komuna e Bujanocit, i cili shpresat e tijë tashmë i ka orientuar drejt Gjermanisë./LajmiAL/












